Prokurorja Fatime Fetai i qortoi të akuzuarin Dragan Pavlloviq Llatas dhe avokaten e tij se nuk e dinë në cilën fazë është procedura e lëndës për ndërtimin e shtëpive në Zelenikovë në mënyrë joligjore, transmeton Portalb.mk.
“Nuk e dini në cilën fazë është procedura”, i tha Fetai avokates së Llatas, e cila më parë kundërshtoi se në “bombat” e lëshuara nuk ka krim, ndërsa Llatas kërkon specifikimi të bisedave dhe konfirmim të autenticitetit.
“M’i jepni të gjitha 60 mijë bisedat që i keni për Llatasin dhe të dëgjojmë për veprën dhe jetën e tij”, tha Begova.
Prokurorja Josifovska menjëherë i tha se lëndë në aktakuzë nuk është jeta dhe vepra e Llatasit.
“Erdha në gjykim, jo në show”, shtoi Begova, duke ia kthyer me zë të lartë me prokurores.
Gjykimi do të vazhdojë pas pauzës.
Ndryshe, i akuzuari i parë në lëndën “Lëndina”, sa i përket ndërtimit joligjor të shtëpive në Zelenikovë, është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas. Të akuzuar në këtë rast janë edhe Sërgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq.
Sipas aktakuzës të PSP-së ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në komunën Zelenikovë pa pasur të drejtë për një ndërtim të këtillë, gjegjësisht ndërtim pa leje për ndërtim.
Në dëshmitë e grumbulluara të PSP-së, midis të cilave edhe incizimet satelitore, ekspertiza, si dhe dokumentacioni tjetër, këto tre uikend-shtëpi kanë filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur veçmë edhe janë përfunduar.
Në seancën e kaluar gjyqësore të akuzuarve, me kërkesë të tyre, u janë dorëzuar transkriptat nga audio bisedat përmes të cilave zhvillohet aktakuza.