Banorët e fshatit Bartanesh në Krujë çdo fushatë zgjedhjesh shesin votën e tyre kundrejt 50 mijë lekëve, si rrjedhojë e varfërisë. Ata pohojnë për Fiks Fare se edhe bletët u kanë ngordhur nga hashashi që është mbjell në fshat.
Grupi i xhirimit të Fiks Fare udhëtoi drejt Bartaneshit, i cili ndodhet vetëm 6 kilometra larg Krujës, por rruga e keqe pothuajse ka izoluar fshatin dhe banorët e tij. Problemet nuk kanë të sosur në fshat dhe për këtë arsye gjendja ekonomike e banorëve është e keqe. Madje ata shprehen për Fiks Fare se koha më e lumtur për ta ka qenë koha e komunizmit.
Njëri banor
Nuk i ka ra kujt ndërmend a jena gjallë a jena vdek.
Vijnë për votat?
Po na kanë dhënë nga 50 mijë lekë për person me i dhënë votat PS-së. Unë kam dy vota, më kanë dhënë 100 mijë lekë për t’i dhënë votën PS.
Pse e shite votën?
Unë nuk ja kam dhënë votën jo, por lekët ja kam mor.
Banori tjetër
Ju zotëri ju kanë dhënë 50 mijë lekë për zgjedhje?
Po, gjithë fshatit.
Po më përpara kish ka fituar?
PD.
Ata ju dhanë lekë?
Po edhe ata.
Dmth kush vjen këtu jep 50 mijë lekë dhe fiton?
Po.
Pse e lejoni të bliheni me 50 mijë lekë?
E bëjme prej hallit. S’kemi cfarë të bëjmë, s’kemi ku të jetojmë.
Gruaja e moshuar
Nuk ka bletë aty në koshere?
Jo.
Po pse cfarë ka ndodhur?
Për zotin tashi mo, unë ja kam lënë drogës.