Ballina Aktualitet Lajme Shekerinska: Nuk i harrojmë të mirat e BDI-së për maqedonasit

Shekerinska: Nuk i harrojmë të mirat e BDI-së për maqedonasit

Zëvendës Kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska në një intervistë ekskluzive për emisionin “Different” në ZhurnalTv, ka folur për Marrëveshjen me Greqinë, sfidat që dalin nga ajo dhe prespektivën euro-atlantike të Maqedonisë.Ajo në intervistë me gazetarin Destan Jonuzi, thotë se me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, vendi ynë do të jetë pjesë e forcës më të fuqishme politiko-ushtarke në botë.“Gjithmon është më mirë për shtet e vogla që të jenë në tavolinën ku merren vendimet, thonë nëse ti nuk je në karrige, atëherë je në tavolinë, atehërë dikush tjetër vendos për ty. Qytetarët janë të vetëdijshëm se pse është shumë i rëndësishëm procesi i bisedimeve me Bashkimin Evropian, në pjesën e anëtarësimit në NATO e kanë edhe më shumë të qartë”, theksoi Radmilla Shekerinska, Zëvendës Kryeministre dhe ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë, në intervistë për emisionin “Different”.

Duke u folur për Marrëveshjen me Greqinë, Shkerinska thekson se atë nuk duhet ta shohim në aspekt se çfarë ka humbur Greqia apo Maqedonia, por çfarë fitojnë edhe Greqia edhe Maqedonia, “mundësinë që mos zhyten në baltën e Ballkanit”.Ndërsa, lidhur me qëndrimin konstruktiv të partive politike shqiptare rreth bisedimeve për çështjen e emrit me Greqinë, Shekerinska shprehe mirënjohje të thell duke vlerësuar lartë rolin që politika shqiptare ka pasur në këtë proces.“Partneri ynë i koalicionit BDI ishte e kyçur në bisedimet, por kishte edhe më herët para se ta formojmë Qeverin, por edhe tash një qëndrim shumë të arsyeshëm, janë të vetëdijshëm se maqedonasit kanë dilema më të ndijeshme lidhur me bisedimet me Greqinë. Ne e mbajmë mend këtë solidaritet, dhe kështu ndërtohet një shoqëri për të gjithë. Në këtë mënyrë unë si maqedonase do të mbajë llogari për interesat tuaj, e shqetësimet si shqiptarë dhe anasjelltas. Mendoj se ky proces ishte edhe një test për besimin tonë ndërsjelltë, test për solidaritetin tonë edhe si koalicion, por test edhe i konceptit “Shoqëri për të gjithë”. E kaluam këtë provim dhe sot Maqedonia është më e bashkuar, më e hapur, dhe unë do të thoja shtet më bashkëkohor dhe më evropian për këtë”, nënvizon Shekerinska.

Sipas saj, Maqedonia dhe Greqia në këtë proces të bisedimeve për emrin treguan se janë shtete të pjekura evropiane.
“Marrëveshje është rezultat i vullnetit politik të dy Qeverive, të kërkojnë dhe të gjejnë zgjidhje, e vullnetit politik të dy ministrave të Punëve të Jashtme që të kërkojnë dhe gjejnë zgjidhje, dhe më së shumti e vullnetit politik të dy kryeministrave të kërkojnë dhe gjejnë zgjidhje. Kishim porosi inkurajimi nga gjithëandej, nga Amerika, Gjermania, Evropa, nga NATO por besoni se ky rezultat i takon dhe duhet ti pranohet Maqedonisë dhe Greqisë”, thkeson Shekerinska në intervistë për emisionin “Different”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews