Historia e Perandorit që vdiq si kopshtar
Perandorët lindin rrallë, më shpesh vetëshpallen. Nëse shohim mirë në histori ky titull është manifestim i egos, nga Çesari tek Napoleoni nuk është se ka sjellë shumë fat si titull. Për ta ekuilibruar pak jut hemi që ka edhe nga ata që lindin perandorë e vdesin kopshtarë.
Sot është e vështirë të bësh dallimin mes mbretit dhe perandorit, dallim i cili ishte shumë i dukshëm në antikitet deri në fillim të shekullit të kaluar. Perandori është fuqia më e madhe qeverisëse në një zonë të caktuar, ndërsa mbreti mund ti nënshtrohet edhe pushtetit të dikujt tjetër ( perandorit, papës, apo një mbreti tjetër). Titulli mbret është një titull politik,ndërsa perandori merr edhe pozitat e një lideri shpirteror. Një mbret ka fuqi mbi një zonë homogjene kulturore, ndërsa një perandoor sundon mbi shumë kultura. Si përfundim perandori është ai që persianët me të drejtë quanin “ mbreti i mbretërve”
Perandorët sot
I vetmi perandor i gjallë sot është Akihito, perandori i 125-të i Japonisë nga viti 1989. Askush nuk e thërret në emër. Rregulli e do që t’i drejtohen me Madhëria Juaj Perandorake. Perandoria e tij do të njihet në histori si perandoria e arritjes së paqes
Çesari
Perandorët romakë nuk patën kurrë pushtet absolut, duke marrë parasysh edhe rolin që luante senati dhe opinioni publik. Perandori i parë në historinë e Perandorisë Romake ka qenë Çesari. Ndërsa i pari që përdori zyrtarisht titullin ishte biri i tij adoptive Augusti(Perandori, Cesar August)
Sinonime
Në kursin e historisë kanë ekzistuar shumë sinonime të ngjashme me emërtimin perandor. Si Gengis Khan, titull që vjen nga bashkimi i fjalës turke khan(sundues) ndërsa Gengis, sipas të dhënave mund ti referohet oqeanit. Pra Gengis Khan do të thotë zot i oqeaneve.
5.Perandori i fundit
Mund të lindësh perandor dhe të vdesësh kopshtar, këtë na e mëson historia e Puyi,që u bë perandor i Kinës pak ditë para se të bënte tre vjeç në 1908. Pas revolucionit të 1911 u shpall republika, kështu ai abdikoi. Pas abdikimit u bë perandor i një vendi të vogël në azi. Në vitin 1945 u kap nga armata e kuqe. Lideri i asaj kohe në Kinën komuniste e bëri ish perandorin kopshtar dhe e përndoqi gjatë gjithë revolucionit kulturor.
Perandorët e vetshpallur
Shpesh perandorët vetshpallen. Napoleoni u vetshpall perandor i francezëve në 2 dhjetor 1804, në katedralen e Notre-Dame në Paris, duke i hequr kurorën religjioze Papa Piut të VII. Një tjetër rast i vetshpalljes perandor është ai i Viktor Emanuelit që u vetshpall perandor i Etiopisë në 1939.