Akuzat e reja përfshijnë sulm të dhunshëm seksual si dhe një grua të tretë përveç dy femrave të përmendura në akuzat e mëparshme.
66 vjeçari Weinstein, dikur një nga njerëzit më të fuqishëm të filmit në Hollivud, nuk ka pranuar fajësinë ndaj akuzave të ngritura më parë. Avokati i tij, ishte i paarritshëm për të komentuar për median.
“Kjo padi është rezultat i një guximi të jashtëzakonshëm të treguar nga viktimat të cilat kanë ngritur zërin. Hetimet tona vazhdojnë”, tha përmes një deklarate prokurori Cyrus Vance Jr.Më shumë se 70 gra e kanë akuzuar bashkëthemeluesin e studios filmike Miramax për sjellje të pahijshme seksuale, përfshi përdhunim në një seri incidentesh që datojnë dhjetëra vite më parë.
Akuzat i dhanë shtytje lëvizjes #MeToo, ndërsa qindra gra kanë akuzuar publikisht burra të fuqishëm në fushat e biznesit, qeverisë dhe artit për ngacmime seksuale dhe abuzim.
Bordi i firmës Weinstein Co. e pushoi bashkëthemeluesin, kompania pranoi falimentimin në mars ndërsa Akademia e Filmit, Arteve dhe Shkencës e përjashtoi atë nga rradhët, përcjell TCh.
Gjatë viteve të kaluara, akademia i pati dhënë atij çmime Oscar për disa filma që kontribuan në përcaktimin e kinemasë së pavarur në vitet 1990, përfshi filmat “Shakespeare in Love” dhe “Pulp Fiction.”








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





