Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi se përgjatë ditës së sotme në të gjithë vendin do të ketë një valë të nxehti të rrezikshëm për jetën, me temperatura që priten të shkojnë deri në 40 gradë Celsius në disa zona.
Vetëm dje, gjashtë persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u dërguan në spital për goditje nga të nxehtit.
Një nga viktimat ishte një nxënës i shkollës fillore gjashtëvjeçare në qytetin qendror të Toyotas, i cili humbi ndjenjat në shkollë pasi u kthye nga një ekskursion, raportoi shtypi vendas.
”Në qytetin Kumagaya, në veri të Tokios, temperaturat priten të ngrihen në 39 gradë Celsius ditën e sotme, ndërsa piku i vapës në kryeqytet ishte rreth 35 gradë”, theksoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
‘’Javën e kaluar, të paktën 12 vetë vdiqën nga vala e nxehtësisë dhe 9 956 njerëz u dërguan në spital’’, sipas Agjencisë për Menaxhimin e Zjarrit dhe të Katastrofave.
Ky i nxehtë vjen vetëm një javë pasi rreth 220 vetë u vranë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm në Japoninë Perëndimore.