Japonia e befasoi Belgjikën me nisjen e pjesës së dytë të ndeshjesh, duke i shënuar dy gola të shpejtë, por belgët reaguan me të njëjtën mënyrë, duke rikthyer baraspeshën për 5 minuta. Haraguchi dhe Inui ishin dy autorët e golave mjaft të shpejtë të japonezëve, ndërsa për Belgjikën shënuan Vertonghen dhe Fellaini.
Tashmë janë duke u luajtur minutat e fundit të ndeshjes dhe në rast se nuk do të ketë gola të tjerë, atëherë ndeshja do të shkojë në shtesë./Tch/