Ballina Aktualitet Lajme Komisari Johanes Han zbret në Shkup, fillon procesi i skriningut për Maqedoninë

Komisari Johanes Han zbret në Shkup, fillon procesi i skriningut për Maqedoninë

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han ka ardhur në Shkup, me çka dhe do të fillojë dhe procesi i skriningut të vendit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

Han qëndron në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë, ai u prit nga kryeministri Zoran Zaev.

Më pas, sipas agjendës do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me liderin e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Eurokomesari Han, do të ketë fjalim përpara anëtarëve të Këshillit për Eurointegrim në Kuvend.