Ballina Kronika NJË SHTETAS I MAQEDONISË HUMBI JETËN NË NJË AKSIDENT TRAFIKU NË AUTOSTRADËN...

NJË SHTETAS I MAQEDONISË HUMBI JETËN NË NJË AKSIDENT TRAFIKU NË AUTOSTRADËN NOVI SAD-SUBOTICË NË VOJVODINË

Automjeti doli nga rruga dhe u përmbys

Automjeti i tipit “Kia” doli nga autostrada Novi Sad-Suboticë, pranë vendbanimit Vishnjevac, rreth orës 5:15 të mëngjesit, ku pasagjeri N. A. (39 vjeç) humbi jetën, ndërsa shoferi A. A. (60 vjeç) u lëndua rëndë dhe u dërgua në spitalin e Suboticës.

Një shtetas maqedonas humbi jetën herët në mëngjes në Serbi, në autostradën Novi Sad-Suboticë, drejt pikës kufitare me Hungarinë, Horgosh, ndërsa një person tjetër u lëndua rëndë.
Automjeti “Kia” doli nga rruga rreth orës 5:15 të mëngjesit pranë vendbanimit Vishnjevac, mes kryqëzimit Zhedniçka dhe pikës së pagesës në Suboticë, dhe më pas u përmbys.

Pasagjeri N. A. (39 vjeç) humbi jetën, ndërsa shoferi A. A. (60 vjeç) u lëndua rëndë dhe u dërgua në spitalin e Suboticës.

Policia rrugore dhe prokurori i Prokurorisë Publike Themelore në Suboticë kryen një inspektim në vendngjarje.

Tetova News në YouTube:

Policia në Suboticë njoftoi se kundër shoferit do të ngrihet kallëzim penal për vepër të rëndë penale kundër sigurisë së transportit publik.