Nga Klodjana Haxhiaj
“Sea stanner” një anije me 500 ton kripë është arratisur nga porti i Durrësit mëngjesin e sotëm pa marrë leje nga autoritetet portuale.
Anija tregtare ishte nisur nga Egjipti dhe kishte sjelle 6 mijë ton kripë për llogari të një biznesi në Durrës disa ditë më parë. Por pasi u shkarkua sasia prej 5500 ton kripë pati mosmarrëveshje midis subjektit pritës dhe transportuesit. Biznesmeni shqiptar pretendoi se sasia prej 500 ton kripë është dëmtuar ishte lagur me ujë dhe nuk u bë shkarkimi i mallit.
Pas konfliktit midis palëve anija doli nga kalata ku shkarkoi mallin në radën e jashtme të portit. Pas disa ditë qëndrimi dhe moszgjidhjes se konfliktit midis biznesmenit shqiptar dhe transportieres sot anija u largua nga porti.
Në Kapiteneri bënë me dije se është policia kufitare dhe roja bregdetare që merren me sigurinë e portit e të lëvizjes se anijeve për sa kohë sa anija gjendej në radë jashtë kalatave portuale.
“Policia kufitare duhet ta kishte mbajtur nën mbikëqyrje, nuk është përgjegjësi e kapitenerisë. Anija nuk ishte as e bllokuar por kishte konflikt biznesi”, tha Kapiteni i portit. Deri tani policia kufitare nuk ka dhënë asnjë reagim.