Kualifikim mes drithërimash në sekondën e fundit. Kështu mund të cilësohet fitorja në minutën e fundit e Belgjikës përballë Japonisë.
Në ndryshim nga pjesa e parë, gjatë fraksionit të dytë të lojës u zhvillua një lojë e hapur ku në total u shënuan 5 gola.Fillimisht ishin aziatikët të cilët shënuan dy herë me belgët që krijuan iluzionin e eliminimit.
Por ndryshimi vjen në minutën e 69’ ishte Vertonghen ai i cili ngushtoi diferencën ndërsa 5 minuta më vonë belgët barazojnë me anë të Fellaini.
Për golin e fitores mendoi Nacer Chadli ai i cili nuk gaboi me portën e boshatisur.