Ballina Aktualitet Kosovë Kurti ofendon rëndë Molliqajn: Tradhëtar dhe i parëndësishëm

Kurti ofendon rëndë Molliqajn: Tradhëtar dhe i parëndësishëm

Anëtari dhe deputeti nga radhët e PSD, Dardan Molliqaj, mbrëmë në emisionin Interaktiv nw KTV ka kontestuar mënyrën e zgjedhjes së Tinka Kurtit në Kryesinë e Vetëvendosjes.

Ai tha se Kurti nuk është zgjedhur për anëtare të Kryesisë nga Këshilli i Përgjithshëm por është emëruar, transmeton gazetametro.net

Këtë deklaratë të Molliqajt nuk e ka pritur mirë Tinka Kurti, e cila ka reaguar me mllef ndaj Molliqajt.

Ajo e ka quajtur Molliqajn tradhëtar dhe të parëndësishëm. Ajo gjithashtu ka mohuar të jetë emëruar anëtare e Kryesisë dhe ka thënë se është zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm.

“Dardan Molliqaj, njeriu pasi tradhton nuk mundet me fol për mashtrim e as qëndrueshmëri. Pra ti je tjetër nivel. Kjo në përgjithësi”, ka thënë ajo. “Tash në veçanti, meqë po e përmend tash e sa herë, unë nuk kam hy në Kryesi me emërim por me vota të Këshillit të Përgjithshëm. Nejse, i parëndësishëm, shumë i parëndësishëm”. /gazetametro.net/