Ballina Aktualitet Lajme MAQEDONIA DO TË MERR FTESËN PËR NË NATO, TË MËRKURËN NË ORËT...

MAQEDONIA DO TË MERR FTESËN PËR NË NATO, TË MËRKURËN NË ORËT E PASDITES

Maqedonia do të merr ftesën për në NATO të mërkurën pasdite, në ditën e parë të Samitit në Bruksel.

Ftesa sipas të gjitha gjasave do të jetë e formuluar njejtë sikurse për anëtaren e fundit të NATO-s ,Malin e Zi.

Bëhet fjalë për formulimin e njejtë sikurse për Shqipërinë, dhe për Kroacinë në vitin 2008 në Samitin në Bukuresht, këtë e tha sot Koordinatori nacional për NATO-n, Stevo Pendaorvski.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, tha se ftesa është hapi i parë për anëtarësimin në NATO, kurse faza finale është ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO, në Parlamentet e 29-të shteteve anëtare në NATO, kurse obligime të brendshme të Maqedonisë janë referendumi për emrin dhe ndryshimet kushtetuese.