Ballina Aktualitet Lajme ROTH: MARRËVESHJA PËR EMRIN DËSHMI SE MUND TË TEJKALOHEN DALLIMET MË TË...

ROTH: MARRËVESHJA PËR EMRIN DËSHMI SE MUND TË TEJKALOHEN DALLIMET MË TË THELLA

Marrëveshja historike midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit tregoi se është e mundur që të tejkalohen edhe dallimet më të thella bilaterale, nëse rritet besimi dhe ekziston vullnet politik, theksoi sot ministri gjerman për Europën në Zyrën Federale për Punët e Jashtme, Michael Roth.

Në konferencën e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në Londër, Roth theksoi se qëndrueshmëria dhe zhvillimi demokratik i vendeve të rajonit është në interes si për Gjermaninë, ashtu edhe për Evropën, si dhe ato janë me rëndësi të veçantë për sigurinë e vet.

“Mbledhja është një mundësi për vendet e rajonit të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal dhe me atë të nxisin përafrimin drejt BE-së”, theksoi Roth.

Ai gjithashtu ka shtuar se në mënyrë që të arrihet rritja e besimit, jo vetëm midis politikanëve, por edhe midis qytetarëve, Qeveria gjermane e mbështet punën e komunitetit rajonal të të rinjve në kuadër të procesit të Berlinit.

“Këtu bëhet fjalë për pajtimin e gjeneratave të ardhshme në rajon tek të cilët plagët nga luftërat edhe më tej janë të pranishme” tha Roth.

@tn.lajmelokale
@tetovanews