Milani ia ka dalë të fitojë betejën me UEFA-n, në KAS-in e Lozanës dhe do të vijojë të marrë pjesë në Europa Leaguen e këtij sezoni.
Vendimi pritet të publikohet nga çasti në çast edhe nga UEFA, ndërsa kuqezinjtë tani mund të festojnë arritjen që e siguruan me shumë mund gjatë kampionatit.
UEFA vendosi të përjashtojë Milanin nga garat europiane, pasi konkludoi se nuk ishin respektuar normat e Fair Play-t Financiar, por kuqezinjgtë apeluan vendimin në KAS dhe rifituan të drejtën e përfaqësimit në Europa League.
Natyrisht që Fiorentina është e dëshpëruara e vetme e këtij vendimi të KAS-it të Lozanës, pasi në rast se kuqezinjtë do të mbeteshin jashtë Europës, do të ishin pikërisht vjjollcët që do t’i zëvendësonin.