Ballina Aktualitet Lajme Rasti ‘Trust’, 6 vjet burg për Sead Koçanin

Rasti ‘Trust’, 6 vjet burg për Sead Koçanin

Gjykata Penale sot shpalli vendimin për të akuzuarit në rastin ‘Trust’. Ku dënoi me 6 vjet burg të akuzuarin kryesor Sead Koçan dhe me 3 vjet burg të akuzuarin e dytë Vasilije Aviroviqin. Te Dy ishin te paditur ne rastin ‘Trust’ për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh dhe për pjesëmarrje ne tenderin për gërmimet në minierën e Suhodollit. Ndërsa i akuzuari i trete u lirua nga akuzat për shkak se veprimet e tij nuk paraqisnin vepër Penale sipas gjykatëses Lidija Trajkovska-Zimbovska, e cila është kryetare e këshillit gjyqësor për lëndën “Trust”. Ne rastin Trust ishin te akuzuar tri subjete juridike dhe tri subjekte fizike. Bëhet fjalë për firmat ‘Trasmet’ e regjistruar në Shkup, ‘Sileks’ e regjistruar në Kratov dhe ‘Vato’ NË Strumicë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews