Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot bashkatdhetarët nga diaspora. Në këtë takim pa protokoll të Haradinajt ka shtruar tryezë me ushqim dhe pije.
Haradinaj pasi i ka përshëndetur të gjithë bashkatdhetarët që gjendeshin në sallë u ka bërë thirrje për një pije që shumica prej tyre ishin alkoolike.
Kryeministri për veti ka zgjedhur një gotë verë ndërsa për bashkatdhetarët kanë preferuar pije të ndryshme. Haradinaj ka cakërruar gotat me disa prej bashkatdhetarëve me njërin prej tyre qw nuk preferonte alkool, por mbante ujë në duar. /Insajderi.com/