Rrogat e ulëta, mungesa e respektit ndaj mantilit të bardhë dhe mosreagimi i institucioneve kompetente për mbrojtjen e mjekëve kanë shkaktuar kaos në Shëndetësinë Publike të Maqedonisë.
Nga gjithsej 220 mjekw të diplomuar brenda vitit, 173 prej tyre ikin jashtë vendit për të ushtruar profesionin. Këta të dhëna të shpalosura ditë më parë nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë kanë nxitur reagime të shumta tek shoqatat joqeveritare që merren me probleme në sektorin e shëndetësisë.
Se Maqedonia tani po ballafaqohet me probleme dhe mungesë të kuadrove të mirëfillta të shëndetësisë, më së miri dëshmon rasti i fundit ku një mjek nga Kërçova ka shkruar një diagnozë skandaloze për klientin e tij.
Mjeku në fjalë te diagnoza e klientit ka bërë një krahasim të njeriut me kafshën, duke i shkruar se “kollitet si qen”.