Vala e ngrohtë e ajrit ka përfshirë Japoninë që nga fillimi i muajit, ndërsa në Tokio temperatura e ajrit dje arriti një rekord prej 41,1 gradësh Celsius.
Temperatura rekorde ndonjëherë e matur në Tokio dhe mbarë Japoninë u regjistrua në lagjen veriore Kugayama.
Në qendër të Tokios temperatura e ajrit arriti në 37 gradë, ndërsa në Nagoya 39.
Fundjavën e kaluar si pasojë e valës së nxehtë në Japoni vdiqën së paku 11 persona, ndërsa të paktën 30 persona në dy javët e para të korrikut.
Të shtunën qendra për ndihmë emergjente mjekësore në Tokio pranoi 3.099 thirrje qytetarësh, që është rekord që kur ekziston shërbimi i themeluar në vitin 1939.
Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat e larta në Japoni mund të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa ekziston mundësia të përfshijnë edhe Korenë e Jugut.