Në një intervistë për gazetën evropiane “Politiko Evropa”, eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han tha se është i “sigurt” se negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë do të fillojnë vitin e ardhshëm, transmeton Portalb.mk.
Në intervistë Han shpjegoi edhe se për të dy vendet ka filluar puna përgatitore, që paraprin në hapjen e negociatave me BE-në.
“Kjo është punë e kompletuar dhe shpresoj se do të mund ta kryejmë për një vjet deri në 14 muaj. Qëllimi është që merret dritë jeshile nga të gjitha vendet anëtare në mesin e vitit të ardhshëm”, tha Han duke iu referuar agjendës së Këshillit të BE-së në qershor të vitit 2019 ku Maqedonia dhe Shqipëria do t’i fillojnë negociatat me BE dhe kur vendet anëtare do të japin dritë jeshile nëse plotësohen kushtet e vendosura.
Për Maqedoninë kushtet kanë të bëjnë me reformat e shërbimeve të sigurisë, administratën publike kundër korrupsionit, përfshirë edhe krimin e lartë.
Eurokomisari u kthye edhe te bllokada franceze për zgjerim, e cila i irritonte më shumë vende anëtare dhe Komisionin Evropian.
Eurokomisari rikujton se qytetarët e Ballkanit Perëndimor “kanë të drejtë të bëhen qytetarë të BE-së” dhe se BE përballet me atë se “a do ta importojë stabilitetin në rajon ose do ta eksportojë jostabilitetin në BE”.
“Qëllimi im ndoshta është pak më ndryshe se ai i Makron, ndoshta mund ta bindim se të dy punët mund të bëhen paralelisht”, tha Han për “Politiko Evropa”.