Ministri italian për Europën Paolo Savona, një nga emrat më të debatuar gjatë katër muajve të ngërcit për krijimin e qeverisë së re italiane pas zgjedhjeve të 4 marsit, është vënë nën hetim nga drejtësia italiane me akuzën e fajdes bankare.
Prokuroria e Campobassos ka hapur një proces hetimor ndaj ministrit Savona e 22 personave të tjerë të përfshirë në një skandal fajde bankare për realizmin e pargjeve eolikë në rajonet e Puglias, Molise e Campania.Në kohën e ngjarjeve ministri Paolo Savona ishte drejtues i bankës Unicredit.
Gjatë përpjekjeve për krijimin e qeverisë së re italiane, Lëvizja 5 Yje dhe Partia Lidhja propozuan Paolo Savonën në postin e ministrit të Ekonomisë, kandidaturë që nuk u pranua nga Presidenti Sergio Mattarella e një nga shkaqet e rrëzimit të tentativës së krijimit të qeverisë së parë Conte që coi gjatjen për disa javë të tjera të ngërcit qeverisës.
Konsensusi i arritur me Presidentin e Republikës coi që Paoloa Savona të jetë ministër i cështjeve europiane dhe jo i Ekonomisë.