Ylli i futbollit, Mesut Ozil ka thënë se ndihet i diskriminuar dhe ende jo i pranuar në shoqërinë gjermane, përkundër se e ka fituar Kupën e Botës më 2014 me ekipin kombëtar gjerman, i paguan taksa shtetit gjerman dhe u ndihmon financiarisht shkollave atje.
Në letrën e tij ku njofton për largimin e pashmangshëm nga Kombëtarja gjermane, Ozil thotë se në sytë e presidentit të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), Reihard Grindel, dhe tifozëve gjermanë, ai është gjerman kur fiton, ndërsa kur humb është imigrant.
“Jam gjerman kur fitojmë, por jam imigrant kur humbim. Kjo pasi përkundër që se paguaj taksa në Gjermani, dhuroj donacione në shkollat gjermane dhe e fitova Kupën e Botës me Gjermaninë më 2014, unë ende nuk pranohem në shoqëri”, shkruan Ozil në Twitter.
“Në vitin 2015 u shpall Ambasador i Futbollit Gjerman. Por, natyrisht nuk jam gjerman…? a ka kritere për të qenë plotësisht gjerman të cilat s’i plotësoj? Miqve të mi, Lucas Podolskit dhe Miroslav Kloses kurrë nuk iu referohen si polako-gjermanë, pse unë jam turko-gjerman? Sepse jam turk? Sepse jam mysliman? Jam lindur dhe edukuar në Gjermani, prandaj përse njerëzit nuk e pranojnë se jam gjerman?”.
Trajtimi që kam marrë nga Federata Gjermane dhe shumë të tjerë më bën të mos kem më dëshirën të vesh fanellën e kombëtares. Ndjehem i padëshiruar dhe ajo që kam arritur me këtë ekip që nga viti 2009 është harruar. Me zemër të rënduar them se nuk do të luaj më për Gjermaninë në arenën ndërkombëtare për shkak të kësaj ndjesie të racizmit dhe mungesë të respektit në një kombëtare ku ka shumë lojtarë multietnikë. E vishja fanellën e Gjermanisë me krenari, por tani jo më”. Për këtë arsye nuk mund të luaj futboll. Nuk mund të qëndroj ashtu duke mos bërë asgjë. Diskriminimi është i papranueshëm”, porositi Özil, i cili në kombëtaren gjermane ka fituar kupën botërore FIFA 2014, tranasmeton Gazeta e Re.