Ballina Aktualitet Lajme RASTI “MONSTRA”, SEANCË E RE GJYQËSORE

RASTI “MONSTRA”, SEANCË E RE GJYQËSORE

Sot në Gjykatën Penale në Shkup, duhet të vazhdojë gjykimi i lëndës “Monstra” .

Në 12 prill të vitit 2012 në Liqenin e Smillkovës ishin të vrarë Kire Triçkinovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski. Për këtë vrasje të pesëfishtë u hap lënda “Monstra” dhe ishte dënuar me burg të përjetshëm Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Por Gjykata e Lartë në vitit 2017 i hoqi vendimet gjyqësore, i liroi nga paraburgimi të gjykuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe ju dha masa për përkujdesje.