Sizmologu Rrapo Ormeni ka folur lidhur me goditjet më të fundit të tërmeteve në vend. Ormeni tha se dy goditjet e natës së kaluar kanë qenë të lehta dhe nuk përbëjnë rrezik.
Sipas tij, deri më tani, që prej 4 korrikut, kur vendi u godit nga një tërmet i fortë 5.1 ballë i shkallës Rihter, janë regjistruar plot 500 lëkundje, intensiteti i të cilave ka ardhur duke rënë.
Në një lidhje telefonike për Report Tv, sizmologu Ormeni sqaroi se vatra e këtyre tërmeteve është Gjiri i Lalzit, pasi janë vijueshmëri e goditjes së parë, por që tashmë janë të lehtë dhe ndihem shumë pak vetëm në epiqendër.
Ku ka qenë epiqendra e lëkundjeve?
Në Gjirin e Lalzit, këto lëkundje kanë lidhje me tërmetin që ra në orën 11:01, por shkalla e tyre është më e vogël, edhe numri i tyre po ashtu. Janë tërmete që janë në vijueshmëri, tërmete që regjistrohen, por që nuk e kanë efektin dhe nuk ndjehen, ose shumë pak. Këto lëkundje janë regjistruar vetëm në epiqendër.
Pse kaq shumë lëkundje atje?
Në total janë regjistruar 590 tërmete, numri i tyre në ditët e parë ishte i lartë, ndërsa tani ka ardhur duke u ulur në masë të konsiderueshme, deri sa të shuhen fare.
Çfarë parashikohet, a ka rrezik?
Kjo ishte një goditje mesatare, që shoqërohet me goditje të tjerë, që vijnë duke u shuar. Nuk ka problem, s’ka rrezik- thekson Rrapo Ormeni,sizmolog.