Magnezi është heroi i padukshëm i trupit. Ai luan rol në funksionin e nervave dhe muskujve, sheqerit në gjak, shëndetin e kockave dhe metabolizmin. Nëse nuk merrni mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese, mund të shkaktojë dëmtime serioze në shëndet.
Gratë duhet të marrin 310 deri 320 mg magnez në ditë (350 deri 360 miligramë për gratë shtatzënë), sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit. Zakone të gabuara si abuzimi me alkoolin, dieta e varfër ushqimore, problemet gastrointestinale ose mungesa e vitaminës D rrisin rrezikun që ju të zhvilloni mungesë të magnezit.
Nivelet e ulëta të magnezit zhvillohen më së shumti tek personat që vuajnë nga gjendje shëndetësore si sëmundja Crohn, sëmundja celiake ose rezistenca ndaj insulinës shkruan Shendeti.
Ja cilat janë simptomat që paralajmërojnë për mungesë të magnezit dhe ushqimet ku gjendet më së shumti.
1. Ndjesi si shpimi me gjilpërë në gishtat e duarve dhe këmbëve
Duke qenë se magnezi luan rol në impulset nervore në trup, mungesa e tij mund të çojë në mpirje ose ndjesi shpimi si më gjilpërë. Kjo ndodh zakonisht tek gjymtyrët si gishtat e dorës dhe këmbës.
2. Mendoni se jeni prekur nga gripi
Mungesa e oreksit, të përzierat, të vjellat, lodhja ose dobësia…të gjitha këto janë simptoma të para kur dikush ka mungesë në magnez. Këto mund të jeni edhe shenja të shumë gjendjeve të tjera shëndetësore, përfshirë edhe gripin. Flisni me mjekun nëse këto simptoma nuk lehtëson brenda pesë ditësh.
3. Keni dridhje
Dridhjet shfaqen kur ka një aktivitet jonormal elektrik në tru, që mund të shkaktohet nga mungesa e magnezit.
4. Keni ngërçe muskulore
Kontraktimet muskulore mund të shkaktojnë ngurtësim dhe vështirësi në lëvizje. Shkencëtarët mendojnë se kjo shkaktohet nga nivelet e larta të kalciumit në qelizat nervore, kur nivelet e magnezit janë të ulëta.
Gratë shtatzëna janë më të rrezikuara që të zhvillojnë ngërçe muskulore si pasojë e mungesës së magnezit, prandaj mund të kenë nevojë që të marrin suplemente të kësaj lënde ushqyese.
5. Luhatje të humorit
Nivelet e ulëta të magnezit mund të shkaktojnë luhatje të humorit, duke rritur rrezikun për depresion dhe ankth.
6. Rrahjet e zemrës janë më të shpejta se zakonisht
Mungesa e magnezit mund të shkaktojë rënie të niveleve të kaliumit, që ndikojnë në qelizat e muskulit të zemrës duke shkaktuar çrregullim të rrahjeve të zemrës. Nëse rrahjet janë më të ngadalta ose të shpeshta se zakonisht, flisni me mjekun.
7. Keni probleme me jashtëqitjen
Nëse vuani shpesh nga kapsllëku, mund të jetë shenjë që keni nevojë për të shumë magnez në dietë, që të ofrojë efekt laksativ./bw