Ballina Aktualitet Shqipëri Berisha thirrje shqiptarëve: Deti po i shitet Greqisë, ngrihuni fuqishëm

Berisha thirrje shqiptarëve: Deti po i shitet Greqisë, ngrihuni fuqishëm

Ish kryeministri Sali Berisha ka thënë se Mimi Kodheli ndërpreu sot Komisionin e Politikës së Jashtme duke mos i lënë mundësi të pranishmeve të bënin pyetje për ministrin Ditmir Bushati në lidhje me marrëveshjen detare me Greqinë.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se qeveria ka frikë nga transparenca dhe se deti po i shitet Greqisë. Ish kryeministri i bën thirrje shqiptarëve që të ngrihen fuqishëm për t’i dhënë sipas tij kësaj qeverie fundin e merituar.

Statusi i plotë i Berishës:
Zografi urdheron i tmerruar ndrikull Mimi Trafikun te mbylle punimet e komisionit parlamentar!
Te dashur miq, Zografi i dyte, per te mbulluar aktin e tradhetise se tij te larte kombetare urdheroi sot ndrikull Mimi Trafikun te mbylle ne menyren me te paskrupullt seancen e pyetjeve ne komisionin parlamentar per Ditzi Tardhtar Bushatin per shitjen e Detit dhe pasurive perrallore te gazit dhe naftes te Shqiperise ne detin Jon.

Me aktin e sotem banditesk, Zografi i dyte dhe Ditzi Tadhtar Bushati vetem se faktuan se ata kane frike vdeksore nga transparenca, e cila nxjerr ne driten e diellit dhuraten qe i bene Greqise prej 1200 km katror det dhe triliona fuçi nafte dhe meter kub gaz pasuri kombetare e Shqiperise.

Po rikujtoj ketu se ministri i mbrojtjes i Greqise ka deklaruar ne media se me marrevshjen e detit me Shqiperine zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaroi pas marreveshjes me Zografin e dyte te Londres ku vendosen coptimin e dyte te trojeve shqiptare se zgjidhja (marreveshja) i jep avantazh te rendesishem Greqise ne Zonen Ekskluzive Ekonomike (pra zonen e naftes dhe gazit).

Me kete raste u bej thirrje shqiptareve te ngrihen fuqishem per ti rezervuar Zografit te dyte dhe Ditzi Tradhtar Bushtatit fundin e merituar!

@tn.lajmelokale
@tetovanews