Regjistrohet një tjetër lëkundje sizmike, këtë herë në Kavajë.
Sipas IGJEUM, tërmeti ka ndodhur në orën 15. 50 dhe ka pasur magnitudë 2.8 ballë.
Ky tërmet pason atë të orëve të para të mëngjesit, me magnitudë 1.4 ballë dhe epiqendër në fshatin Kuraten, Durrës.
Lëkundja sizmike me intensitet të dobët është regjistruar në orën 3.54 të mëngjesit.
Një ditë më parë, tërmeti 4.7 ballë me epiqendër në Rrogozhinë, shkaktoi lëkundje të ndjeshme të tokës kryesisht në Shqipërinë e Mesme, në qytetet Tiranë dhe Durrës, duke shkaktuar momente frike tek banorët.