Ballina Aktualitet Shqipëri Ujqit e dhelprat sulmojnë bagëtitë dhe shpendët në fshatrat e Fierit

Ujqit e dhelprat sulmojnë bagëtitë dhe shpendët në fshatrat e Fierit

Ndoshta mundtë duket e pabesueshme, por fakti është që në fshatrat e Boçovës, Bishanit dhe rreth Fikth në bashkinë e Fierit kafshët e egra si ujku, çakalli dhe dhelprat po bëjnë shumë dëme në gjënë e gjallë të fshatarëve të këtyre zonave.

Mjafton një vëzhgim dhe nuk është vështirë të gjesh mbetje të bagëtive dhe shpendëve të shqyer nga kafshët e egra.

Ndërsa pamjet nga kamerat e sigurive të banesave, shfaqin disa ujq që afrohen pranë banesave dhe sulmojnë bagëtitë që ndodheshin brenda rrethimit, duke i tërhequr në brendësi të pyllit në pak minuta.

Banorët e zonës tregojnë shqetësimin që kanë si dhe dëmet që u kanë shkaktuar këto kafshë. Shtimi i numrit të kafshëve të egra, të cilat natyrisht do të kërkojnë të ushqehen, sipas banorëve të zonës është efekt edhe i moratoriumit që u ndalon këtyre banorëve të qëllojnë këto kafshë qoftë edhe për të mbrojtur bagëtitë apo gjënë e gjallë të tyre.

Deri më tani, shqetësimet e këtyre banorëve nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe aq më pak zgjidhje nga autoritetet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews