Tërmeti me magnitudë 5.1 që goditi zonën e Durrësit rreth orës 11:00 ka shkaktuar probleme edhe te kompanitë e celularëve. Sinjalet e kompanive të ndryshmë janë bllokuar dhe për pasojë qytetarët kanë patur vështirësi të lidhen me familjarët e tyre.
Dyshohet se bllokimi i linjave ka ardhur për shkak të fluksit të lartë të telefonatave në një kohë shumë të shkurtër.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë të fuqishme në pjesën më të madhe të vendit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.