Një urë në Vietnam është duke tërhequr vizitorët me dizajnin e saj të veçantë- ajo mbahet nga dy duar gjigante.
E njohur si Ura e Arit, ajo qëndron 1 mijë e 400 metra mbi nivelin e kodrave Ba Na, duke u ofruar vizitorëve pamje të mahnitshme të fshatit. Edhe pse dy duart duken se janë prej guri, ato në fakt nuk janë. “Ne e kemi dizajnuar skeletin e duarve dhe i kemi mbuluar ato me rrjetë prej çeliku”, ka thënë përfaqësuesi i kompanisë TA, e cila ka ndërtuar këtë urë. I gjithë ndërtimi i urës ka zgjatur rreth një vit.
Vietnami ka përjetuar një valë të turistëve që po zbulojnë bukurinë e këtij vendi, duke përfshirë këtu edhe urën tashmë si pjesë të rëndësishme.