Ballina Sport Merr fund telenovela, Higuain-Milan transfertë e kryer

Merr fund telenovela, Higuain-Milan transfertë e kryer

Gonazalo Higuain do të veshë fanellën e Milanit në sezonin e ri. Për këtë është i bindur “Sportmediaset”, i cili si zakonisht ka burime të sigurta pranë klubit kuqezi të cilat kanë treguar edhe detajet e marrëveshjes që sheh argjentinasin të largohet nga Juventusi.

Nëse gjatë ditës u zbulua se Higuain kishte qenë vazhdimisht në kontakte me pjesëtarë të skuadrës kuqezi në javën e fundit (Bilja dhe Bonuçi), sot pasdite u bë e ditur edhe si kishin shkuar bisedimet mes palëve që duan të finalizojnë sa më shpejt transferimin. Sipas “Sportmediaset”, akordi është arritur mes palëve, me Juventusin që do të përfitojë 20 milionë euro nga huazimi i thjeshtë i lojtarit deri në fund të sezonit, periudhë kur Milani do të vendosë nëse do ta mbajë apo jo atë edhe ën vazhdim. Nëse po, atëherë do të derdhë edhe 35 milionë euro të tjera në arkat e bardhezinjve.

Huazimi me shifra të tilla do të ishte një rekord absolut për Italinë, ndërsa Juventusi do të shpëtonte edhe nga rroga e lojtarit të paktën për këtë edicion. Ndërkohë, “Elliot” ka dhënë miratimin edhe për të paguar Higuain njëlloj sa Bonuçin, me rrogën që do të arrijë deri në 10 milionë euro në varësi të objektivave që do të arrihen.

Detajet e fundit do të diskutohen në mbledhjen mes Leonardos dhe Nikolas Higuain, vëllait dhe menaxherit të argjentinasit, i cili ka shkuar në Milano pikërisht për të mbyllur marrëveshjen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews