Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që të përgatitet një plan për ndërtimin e urës më të gjatë në botë që do lidhë ishullin Sakhalin me Rusinë.
“Pyetja për ndërtimin e urës mes Sakhalin dhe Rusisë është diskutuar gjatë për dekada me rradhë. Ka qenë një ëndërr për njerëzit që jetojnë në ishull”, tha Putin në takimin me governatorin e Sakhalin, Oleg Kozhemyako të martën.Putin tha se ai e udhëzoi qeverinë ruse për të filluar punimet për realizimin e projektit.
Presidenti rus vuri në dukje se kjo do ta bënte jetën më të lehtë për njerëzit: “Ju mund të vini, ikni në çdo kohë të vitit, në çdo mot”. Sakhalini është i vetmi rajon i mbetur në Rusi pa lidhje tokësore.
Ndërtimi i urës për në Sakhalin do të jetë shumë e vështirë dhe e shtrenjtë pasi do të jetë 580 km e gjatë. Projekti do të kërkojë ndërtimin e tri shtyllave kryesore dhe do të kushtojë disa miliardë dollarë.
Popullsia e ishullit është ulur me më shumë se 30% në vetëm 500 mijë njerëz në 25 vitet e fundit për shkak të largësisë së rajonit dhe mungesës së lidhjes së duhur me Rusinë.