Pesëmbëdhjetëvjeçari u qëllua në gjoks nga zjarri izraelit, gjatë përleshjeve në një kamp refugjatësh në Betlehem, njoftoi të hënën Ministria e Shëndetësisë. Ushtria izraelite tha se forcat e saj kanë hyrë në kamp dhe kanë arrestuar dy të dyshuar, ndërsa palestinezët “kanë hedhur gurë dhe granata në drejtim të ushtarëve”. Ushtarët janë përgjigjur me zjarr, thuhet në deklaratë. Palestinezët në Gaza, për muaj me radhë, kanë organizuar protesta kundër bllokadës izraelite të territorit që një dekadë. Bregu Perëndimor ka qenë relativisht i qetë gjatë asaj kohe.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email