Qindra persona u shpëtuan nga plazhet rreth zonave që u përfshinë nga flakët në Athinë. Në këtë operacin u angazhuan jo vetëm Marina dhe Roja Bregdetare, por edhe anije private.
Kjo video e publikuar nga mediat greke tregon sesi një anije private shpëtoi disa turistë nga Danimarka.
Në video duken disa prej turistëve që u shpëtuan nga anija. Ata u futën në det për t’i shpëtuar zjarrit.
Shpëtimi është bërë në sajë të bashkëpunimit të anijes dhe helikopterit të marinës.