Partia opozitare, VMRO-DPMNE, përmes një komunikate me shkrim ka akuzuar partin në pushtet, LSDM, dhe liderin e saj se po i varfërojnë qytetarët.
“Republika e Maqedonisë është në dy gju. Dhunë, vrasje, kanosje, kriminalitet, janë një pjesë ka balanci i zi që po e zbaton karteli kriminal i Zaevit dhe LSDM-së. Zaevi fitoi konkurrencë nga krimineli i quajtur Koço Angjushev. Zaevi dhe Angjushevi po e bëjnë shtetin si firmën e tyre private, derisa qytetarët i varfërojnë. Përderisa qytetarët janë të shqetësuar nga deklaratat ku në mënyrë të vazhdueshme ndryshohen qëndrimet e Zoran Zaevit se a do të ketë referendum dhe a do të jetë ai i obligueshëm apo këshillues, Zaevi ndan 10 milionë euro për firma e Angjshevit, Llokvenecit dhe partiakëve tjerë, duke i prezantuar si inovatorë.
Nga VMRO thonë qytetarët e shohin se ekonomia përjeton përplasje të vërtetë, ekonomia është pranë bankrotit, derisa zvogëlohet rruga mesatare, investitorët e huaj i largojnë, bizneset familjare të Koço Angjushevit dhe Zoran Zaevit po lulëzojnë nga ndihma e institucioneve që janë nën kontrollin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ky skandal është i madh. Ky është dyshim i madh për keqpërdorim të pozitës dhe pasurim. Zoran Zaevi e shkel dinjitetin e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë. Në marrëveshjen e dëmshme ku mohohet kombësia, populli, kultura gjuha dhe historia, Zaevi e shkel demokracinë, duke shkelur ligjet, procedurat dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë duke mos e përfshirë opozitën në dialog të mundshëm dhe debat demokratik në Kuvend. Qytetarët meritojnë qeverisje e cila përnjëmend do të udhëhiqet me principe evropiane për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve, posaçërisht për çështje të rëndësishme lidhur me sjelljen e vendimeve për të ardhmen e shtetit si dhe integrimet e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, theksohet në njoftimin e LSDM-së.