Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi, pas takimit me koordinatorët e tri partive politike të shumicës parlamentare, të cilat firmosën nismën për referendumin, caktoi seancën e Kuvendit për sot në ora 15:30h.
Ndërsa paraprakisht, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, pyetjen e formuluar për referendumin e cilësoi si manipuluese. Ai tha se marrëveshja për emrin është e dëmshme për shtetin dhe është kundër vullnetit të qytetarëve të Maqedonisë.Ndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ndërsa pyetja që do të ju drejtohet qytetarëve është: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.