Maurizoi Sarri është trajneri i ri i skuadrës së madhe, FC Chelsea.Klubi nga Londra ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri të skuadrës, pas shkarkimit të Antonio Conte disa ditë më parë, shkruan GazetaBlicSarri vjen në stolin e ‘Blues’ pas aventurës në Itali tek skuadra e njohur, Napoli.
Maurizio Sarri në tre vitet e fundit ka arritur që të rikthejë magjinë e Napolit – edhe pse nuk e fitoi Serie A. Ai ndihmoi skuadrën që të siguronte vend në Ligën e Kampionëve dhe i shpalli napoletanët nënkampion për dy sezone radhazi.Sa i përket çmimeve individuale, Sarri kishte fituar titullin ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në sezonin 2017./GazetaBlic/