Ballina Aktualitet Lajme Anketë: Vetëm 3 për qind e qytetarëve e kanë lexuar marrëveshjen me...

Anketë: Vetëm 3 për qind e qytetarëve e kanë lexuar marrëveshjen me Greqinë

Më 30 shtator do të mbahet referendumi që do të mbajë pyetjen: “A jeni për hyrje në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”, por deri më 1 gusht, vetëm 3 për qind e qytetarëve e kanë lexuar marrëveshjen, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Maqedoni (QBNM), 97 për qind e të anketuarve nuk e kanë lexuar fare marrëveshjen me Greqinë.

Në referendum, sipas të dhënave të QBNM-së “për” do të votonin 41.5 për qind, kurse kundër 35.1 për qind.

Në bazë të përkatësisë kombëtare, 88 për qind e shqiptarëve të anketuar do të votonin “për” në referendum, ndërkohë që për të njëjtën përgjigje do të rrethonin 32.2 për qind e maqedonasve.

Anketa është realizuar gjatë periudhës kohore prej 24 korrik deri 1 gusht, në mënyrë telefonike dhe ka përfshirë 1026 të anketuar.http://vlada.mk/?q=node%2F15356&ln=sq