Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se Serbisë po i ofrohet rasti historik të marrë diçka nga Kosova për popullin e vet.
“Këtu bëhet fjalë nëse duam të marrim diçka, ose të humbim gjithçka”, deklaroi Daçiq për mjetet e informimit serb.
Tutje, ai shtoi se “ky rast mund edhe të mohohet, por që nuk duhet të paraqitemi krejt të pakuptimtë se askush nuk na mbështet që tërë Kosova të qëndrojë në kuadër të kufijve të Serbisë”, transmeton RTK.
I pyetur nëse di se për çfarë kanë biseduar Donald Trump e kancelarja Merkel për Ballkanin Perëndimor, Daçiq shtoi se vështirë apo e pamundur është që të bisedohet e të mos përmendet Kosova.
“Kjo është tema për të cilën sërish po bisedohet dhe kjo është dëshmi se si kemi korrur sukses që ta ndryshojmë pozicionin e vendeve perëndimore, të cilët theksonin se kjo është çështje e përfunduar”, deklaroi Daçiq.