Ballina Aktualitet Lajme GJERGJ DEDAJ EMËROHET AMBASADOR I RI I KOSOVËS NË MAQEDONI

GJERGJ DEDAJ EMËROHET AMBASADOR I RI I KOSOVËS NË MAQEDONI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për emërimin e zëvendësministrit aktual për Punë të Jashtme Gjergj Dedaj për ambasador të ri të Kosovës në Maqedoni.

Lajmin në rrjetet sociale “Facebook” mbrëmë e ka publikuar vetë Dedaj.

”Në një mision te ri, përgjegjësi shtetërore për Kosovën! Falënderoj Presidentin e Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi, për besimin dhe dekretimin tim, për ambasador /shef i misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë”, ka shkruar Dedaj.