Kryetarit të Komunës së Prishtinës, duket se nuk i pëlqeu aspak që ish kolegët e tij nga Lëvizja Vetëvendosje po e kritikonin për shkak të mos funksionimi të Ndërmarrjes Publike Banesore në kryeqytet.
Ishte asamblisti i VV-së Egzon Azemi që gjatë mbledhjes së gjashtë të Kuvendit Komunal, që u mbajt sot, ngriti këtë çështje.
Derisa pas një polemike të gjatë mes tyre, diku më shumë se gjysmë ore, Ahmeti duket se humbi kontrollin.
Kur Azemi replikoi duke e quajtur gënjeshtar, kryetari Ahmeti humbi durimin dhe i tha “Mshele gojën”.