Qytetarët e Maqedonisë të cilët janë në punë të përkohshme në Gjermani dhe ata që planifikojnë të vazhdojnë të jetojnë në Gjermani janë në pritje që përfundimisht të hyjë në fuqi masa, që bisedonin dy qeveritë për pranim të lejeve të vozitjes.
Nga MPB-ja e Maqedonisë për AIM thonë se marrëveshja duhet të nënshkruhet së shpejti, por nuk precizojnë se kur saktë do të mund të ndodhte.
Qeveria e Maqedonisë më 26 qershor e miratoi deklaratën me të cilën hapet rruga për pranim mes lejeve të vozitjes së Maqedonisë dhe Gjermanisë.
“Opinioni do të jetë njoftuar siç duhet për terminin final për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për pranimin e lejeve të vozitjes, ku dy palët do të merren vesh për terminin”, thonë nga MPB-ja për AIM.
Me hyrjen në fuqi të deklaratave, qytetarët e Maqedonisë, të cilët kanë leje të vozitjes nga Maqedonia deri do të qëndrojnë në Gjermani nuk do të kenë nevojë për leje ndërkombëtare, ndërsa qytetarët e Maqedonisë që e kanë rregulluar vendqëndrimin e tyre në territor të Gjermanisë së shpejti me kërkesë të tyre do të bëjnë ndërrimin e lejeve të vozitjes.
Do të pranohen lejet e vozitjes të të gjithë personave madhorë, që kanë leje të vozitjes të vlefshme.
Qytetarët e Maqedonisë në Gjermani për momentin me leje të vozitjes nga Maqedonia mund të vozisin vetëm gjashtë muajt e para nga arritja në Gjermani. Më pastaj duhet të marrin lejen e Gjermanisë që kushton rreth 1.500 eurove.