Kryetari i Republikës së Francës, përmes një video që e ka publikuar kryeministri Zoran Zaev, flet rreth marrëveshjes së arritur me Greqinë duke e quajtur si hap i madh.
“Hapi u bë me guximin e liderëve tuaj, përmes vendit tuaj dhe Greqisë, me çka mbaron kontesti 27-vjeçar”, thotë Emmanuel Macron duke shtuar se me marrëveshjen e Prespës mundësohet zhvillimi dhe përgatitje për të ardhmen, ndërsa referendumi më 30 shtator ka të bëjë pikërisht për këtë marrëveshje.
Macron gjithashtu thotë se beson në kontinentin tonë, në fuqinë e Evropës, në fuqinë e kolektivitetit, urtësisë dhe bashkëpunimit dhe se asnjë marrëveshje nuk është e përkryer, por për këtë marrëveshjet pritet tashmë 27 vite dhe siç thotë ai kjo marrëveshje u arrit për shkak të liderëve tuaj dhe grek.
“Unë e përkrah. Plotësisht! Fuqishëm! Konsideroj se i njëjti ka vend në planet për të ardhmen e Maqedonisë. Ai është edhe thelbi i ambicieve të rinisë tuaj dhe i asaj se çfarë mund të bëjmë bashkërisht në vitet e ardhme” thotë Macron duke shtuar se qytetarët e Maqedonisë duhet të vendosin se a janë për ndryshime kushtetuese apo ajo, që marrëveshja të jetë vlefshme dhe se ai me vendosmëri beson se kjo marrëveshje është e mirë.