Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët pas diskutimeve të shumta dhe analizave për situatën politik pas referendumit ka sjell disa vendime.
“Rezultati i referendumit më 30 shtator, ku shumica dërmuese e qytetarëve u përgjigjën pozitivisht dhe votuan për referendum është indikator se pjesa më e madhe e qytetarëve tonë janë të përcaktuar për NATO dhe BE. Mos suksesi që të arrihet censusi i nevojshëm në referendumin e 30 shtatorit paraqet edhe një situatën politike dhe juridike. Me fjalë të tjera, më 30 shtator nuk kishte aktvendim, por kishte mesazh të qartë nga qytetarët për klasën politike, ndërsa mesazhi është se vendimi i delegohet në Kuvend, gjegjësisht deputetëve t’u bëhen të gjitha përpjekjet e nevojshme që të sigurohen dy të tretat e Kuvendit dhe të votojnë për ndryshimet kushtetuese”, thonë nga ASH.
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se edhe nëse arrihet konsensusi i nevojshëm për gjithë spektrin politik pas ndryshimeve kushtetuese, vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Sipas ASh-së, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të jenë sipas modelit të Përzhinos me pastrim të Listave Zgjedhore nga votuesit fiktiv, si dhe zbatimi i sistemit zgjedhor me lista të hapura.
Aleanca për Shqiptarët propozon që në njësinë zgjedhore numër gjashtë, ku ka 10% më shumë votues nga njësitë tjera të hiqen Dibra dhe Kërçova si territore dhe të kalojnë në njësinë zgjedhore numër 5