Kryetari i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq tha se referendumi në Maqedoni duhet të jetë një alarm për ankth dhe një paralajmërim i fundit për ato struktura vendim marrëse të BE-së që të angazhohen seriozisht për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pasiguria e cila vjen nga BE i ushqen iluzionet tek bartësit e politikave aktive të prapambetura në rajon, dhe të cilët ëndërrojnë të rishkruajnë të tërë rajonin”, tha Gjukanoviq.
Sipas tij, mossuksesi në referendum në Maqedoni nuk do të ndikojë negativisht në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi/