Në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, sërish do të jetë Naim Tërnava. Kështu kanë vendosur delegatët e Kuvendit të Bashkësisë Islame përmes procesit zgjedhor, ku Tërnava fitoi shumicën e votave.
Tërnava mori 52 vota nga trupi zgjedhor, i cili përbëhej nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame, njofton Klan Kosova.
Kundërkandidat i Tërnavës ishte Reshat Mexhiti, i cili mori gjashtë vota, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme.