“New York Times” ka hedhur poshtë mitin që rrethon Donald Trump, si një njeri që ka arritur gjithçka me forcat e tij në jetë. Përmes një shkrimi investigativ, gazeta prestigjoze ka bërë të ditur, se para se të niste aktivitetet sipërmarrëse, Trump trashëgoi nga i ati një shumë marramendëse, të cilën ua fshehu institucioneve fiskale.
Presidenti Donald Trump i ka fshehur autoriteteve amerikane një shumë prej 413 milionë dollarë, të trashëguar nga i ati, Fred Trump. Gazeta “New York Times”, që bën të ditur lajmin, ka ekzaminuar dokumentat mbi kalimin e pasurisë nga brezi i parë tek ai i dytë i familjes Trump.
Bëhet fjalë për një dosier që përmban një seri dokumentesh fiskale e që hedh poshtë mitin e Trump si njeriu që arriti gjithçka me forcat e tij. sipas së përditshmes, në vitet ’90 presidenti amerikan mori shumën madhore për të nisur aktivitetin e tij sipërmarrë dhe ua fshehu atë autoriteteve fiskale.
Babai i tij do të transferonte rreth 1 miliard dollarë për tre fëmijët, Marjen, Robert dhe Donald dhe sipas ligjit, kryefamiljari duhej të paguante rreth 550 milionë dollarë në formë taksash. Por nga investigimi i “New York Times” rezulton se familja ka paguar vetëm 52 milionë.
Madje, vijon gazeta, ishte pikërisht Donald Trump ai që krijoi një seri kompanish fantazmë për të fshehur paratë dhe pasurinë. Gjithashtu, presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara zhvlerësoi pasuritë e patundshme të ngritura nga i ati, të cilat shumë shpejt do t’i kalonin atij, për të paguar sa më pak taksa.
Vetë Trump ka reaguar të mërkurën ndaj “New York Times”, duke deklaruar se kjo gazetë e falimentuar ka bërë diçka që nuk është parë e dëgjuar më parë./abcnews.al