Pavarësisht se rikonstruimi i rrugës “Murat Bafqari” në Tetovë, një nga më të frekuentuara në qytet ku gravitojnë edhe dhjetëra biznese private ka filluar muaj më parë, punimet assesi të përfundojnë. Banorët ankohen se zvarritja e punëve ka dëmtuar jo vetëm ekonominë për shkak se lokalet nuk punojnë, por shkakton kaos edhe në trafik dhe dëmton makinat e qytetarëve.
Të gjitha dyqanet janë mbyllur me këtë punë që janë duke bë me rrugën Murat Bafqari, e kanë zhduk pazarin i kanë zhduk krejt gjërat. Për momentin këtu s`punohet asgjë, hiç asgjë s`punohet. Pluhuri na ka mbyt në krejt anët”.
Pengon veturat, pengon shitësit ditën e pazarit pengon njerëzit që vinë në qytet me vetura apo në këmbë”.
Shtatë, tetë muaj një rrugë mos bëhet. Kjo është gryka e Tetovës, malësinë e kemi krejt çarshi, pluhuri madh pisllëku i madh”.
S`ka nevojë ta them unë e shihni vet ju me kamerat. Edhe këmbësorët s`kalojnë dot jo veturat. Shiheni vetë, kjo punë është të paktën tetë muaj që kur kanë filluar ta punojnë. – u shprehën banorët.
Problem kryesor në këtë rrugë kanë filluar të bëhen pikërisht këto shakte që janë të ngritura mbi nivelin e duhur dhe që shpesh janë shkak për prishjen e motorëve të makinave dhe ndodh që vaji t`iu derdhet nëpër rrugë, sikurse ky këtu”.
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi refuzoi të sqarojë arsyen e zvarritjes së punimeve por tha shkurt se projekti do të përfundojë.
Do kemi një promovim sikurse sot edhe për atë rrugë”. – theksoi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës
Projekti për asfaltimin e rrugës “Murat Bafqari” ka filluar rreth pesë muaj më parë. Autoritet arsyetohen se punimet janë zgjatur për shkak të ndërhyrjes në rrjetin e kanalizimit.