Rusia me kujdes është duke e ndjekur situatën në Republikën e Maqedonisë pas referendumit të mbajtur dje për ndryshimin e emrit dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe në BE, deklaroi sot Dimitrij Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vlladimir Putin.
“Ne vlerësojmë se në mënyrë të pakushtëzuar të gjitha proceset duhet të mbeten në kuadër të qeverisjes të së drejtës dhe respektimin e ligjeve”, tha Peskov në deklaratë për mediat në Moskë, transmeton agjencia TASS.