Seanca parlamentare për hapjen e kushtetutës pritet që të fillojë në ora 21:00. Këto janë informatat jozyrtare që siguruam nga terreni.
Në Kuvend vazhdojnë të qëndrojnë krerët e partive politike shqiptare ndërsa kryeministri Zaev e ka lëshuar institucionin ligjvënës për të ardhur përsëri më vonë. Ai gjatë daljes shprehi optimizëm se do të sigurojë shumicë pre 80 deputetëve për ndryshimin e Kushtetutës. /ALSAT/